AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 23:42

Vrasja e Eglant Koçit/ Lala: Prokurorët nuk e dinë motivin. Hoxha: Autori la shumë gjurmë pas, zhgënjyese që nuk është kapur

Vrasja e Eglant Koçit/ Lala: Prokurorët nuk e dinë motivin.

Gazetarët Klodiana Lala, Artan Hoxha dhe Xhevahir Zhabina, duke folur për vrasjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi nga autori i dyshuar Armand Shakaj, u shprehën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ende nuk ka një motiv për vrasjen, pasi duhen kqyrur pajisjet komjuterike. Nga ana tjetër, Hoxha tha se, edhe pse autori ka lënë shumë gjurmë pas, nuk është arrestuar ende. 

Pjesë nga biseda

Klodiana Lala: Prokuroria e Tiranës ka kërkuar leje në gjykatë për mbikëqyrjen e disa kompjuterëve në zyrën e autorit të dyshuar Armand Shakaj, sepse, pavarësisht se ka dyshime të forta që Eglant Koçi mund të jetë marrë peng, më pas vrarë dhe tentuar për t’u zhdukur trupi, për shkak të aktivitetit me kriptomonedhat, pra si korrier, dhe hetime të tjera për përfshirje në call centera. Prandaj prokurorët kanë kërkuar këqyrjen e kompjuterëve, për të parë nëse kishte aktivitet në call centera dhe kanë ushtruar disa kontrolle. Vetëm pasi gjykata të japë autorizimin, sepse ka një vendim të GJK që duhet autorizim për pajisjet kompjuterike, që të kuptohet motivi i ngjarjes Sa i përket motivit, prokurorët dhe hetuesit nuk janë të qartë si për kriptomonedhat dhe call centerat. Duhen kqyrur pajisjet kompjuterike.

Artan Hoxha: Kam folur me vëllain dhe familjarët që në momentet e para dhe ata nuk gjenin një motiv të qëndrueshëm. Kam parë disa komunikime për të blerë bileta dhe ai ishte korrekt. Vetë viktima nuk kishte pasuri, por vetëm një motor. Më shumë ka shërbyer si postier. Ajo që më ka zhgënjer është që janë gjetur makina, motori, karroatreci dhe nuk gjendet autori. Po ta shikosh ai ka lënë shumë gjurmë mbrapa dhe ekziston frika se mund të ketë dalë jashtë territorit. Për fat të keq jemi para këtij momenti, ende nuk është gjetur autori, as motivi pse ka ndodhur. Duhet të kishte patur një zgjidhje tjetër. Do të ishte një ngushëllim për familjen arrestimi i tij.

Xhevahir Zhabina: Policia po bën negociata me famljarët e autorit, Shakaj, kjo është një ngjarje e zbardhur. 

Klodiana Lala: krimi është monstruoz, ta thërasësh mikun në zyrë, ta vrasësh me plumb pas koke dhe ta groposësh.