TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbërritur në Korçë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Lozhan të Maliqit, ku gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.
Drejtori i Policisë po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me operacionin që përfundoi me neutralizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Sakaq, ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi vlerësimin e rrezikshmërisë së 43-vjeçarit, i cili rezultonte person me precedentë penalë dhe i kishte shpëtuar më herët disa operacioneve të forcave RENEA.