AKTUALITET, 25 Mars 2026, 16:21

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dënohet me burg përjetë autori portugez Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dënohet me burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën, autorin portugez të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt më 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Saraiva u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin, teksa biznesmeni ishte ulur në ambientet e lokalit kur portugezi me skafandër në kokë iu afrua duke e qëlluar për vdekje.

Sipas prokurorisë, vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia, i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetasit britanikë Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur në 1997 duke shkaktuar bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.