TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për analistët Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë është një ngjarje e rëndë që tregon se ku ka degraduar shoqëria shqiptare dhe si ka dështuar qeveria.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Abilekaj u shpreh se ky është një dështim total i qeverisë, ndërsa Sejamini u shpreh se në Shqipëri është se gjithçka e komandon droga.
Enton Abilekaj: Nëse ku kujtohet në SHBA pronarët e Google dhe Twitter u thirrën në Senat për të mbrojtur të miturit. Qeveria shqiptare ka kontaktuar drejtuesit e rrjeteve sociale, por nuk u mor ndonjë masë psh nga TikTok, Nuk kontrollohet Titok-u, pasurohen nga dhuna në rrjetet sociale. Zero kontroll. Kemi dështim total të punës së qeverisë. Më 19 shkurt te “Zëri i Amerikës” u bë një kronikë e zgjeruar se si dhuna në rrjetet sociale po sjell dhunë në shkollë. Ku është legjislacioni, puna e psikologëve, familjeve se çfarë shikojnë fëmijët.
Ajo që i takon qeverisë, është një dështim total. Policimi në shkolla ka dështuar. Nuk është ulur krimi, por që është shtuar. Modeli është ai i krimit, drogës, i atyre që kanabizuan vendin 100 për qind.
Neritan Sejamini: Kjo ngjarje të jep një frikë personale. Nuk gjen fjalë të thuash. Problemi sot në Shqipëri është se gjithçka e komandon droga, ka krijuar një shkëlqim artificial. Fëmijët rriten nga shkëlqimi që sjell droga, paraja që vjen nga krimi. Në një moshë të tillë fëmija është sa nën ndikimin e shoqërisë, edhe të familjes. Mungojnë terrenet sportive, mungojnë parqet. Është një ngjarje kaq e rëndë që kërkon reflektim të thellë. Këto ngjarje i diskutojmë, por nuk shikojmë se si rritet një 14-vjeçar, çfarë dëshiron ai.