TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë, me 483 vota pro. Gjatë votimit u miratuan amendamentet 15, 16, 3, 5 dhe 17, ndërsa u rrëzuan amendamentet 8, 7, 10, 11, 12, 13, 1, 4, 6, 14 dhe 2.
Raporti për Shqipërinë për vitin 2025, i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder, u diskutua një ditë më parë në komisionin e jashtëm dhe mori 58 vota pro.
Raportuesi për vendin tonë Andrea Schieder tha se ambicia për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës është më se realiste..
Në seancë, Schieder dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos vlerësuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe perspektivën për avancimin e negociatave të anëtarësimit.
Më herët, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Shider deklaroi se Shqipëria një sukses i zgjerimit të BE.
Sipas tij, Shqipëria është favorite për tu anëtarësuar në BE, dhe vullneti i saj politik po e tregon këtë.
“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian.
Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Miratimin e raportit vjetor e përshëndeti kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e cilësuar vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet Balla.
Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët që votuan në mbështetje të rezolutës, ndërsa një falënderim të veçantë ia kushtoi raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe Andrey Kovatchev për kontributin e tyre në mbështetje të perspektivës europiane të vendit.
Balla e konsideroi këtë votim si një sinjal të fortë mbështetjeje për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
