AKTUALITET, 22 Maj 2024, 17:24

Vota e diasporës, mblidhet grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore, pjesë e tryezës dhe Celibashi

Vota e diasporës, mblidhet grupi i dialogut për Reformën

Mblidhet këtë të mërkurë grupi i punës për Reformën Zgjedhore. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në këtë mbledhje fokusi kryesor është vota e diasporës, ndërsa palët kanë shprehur një angazhim serioz për realizimin e kësaj reforme.

Celibashi pritet të japë një propozim se si mund të arrihet të votohet nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Flitet për gati 1 milion shqiptarë që do të mund të shprehin vullnetin e tyre për vitin 2025.