AKTUALITET, 11 Janar 2025, 15:04

Vota e diasporës/ Hysaj thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni sa më shumë!

Vota e diasporës/ Hysaj thirrje shqiptarëve jashtë vendit:

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka folur në lidhje me regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo ka bërë me dije se PD ka një webfaqe ku sqarohet se si kryhet regjistrimi, ndërsa ka evidentuar edhe ato që sipas saj janë problematikat e procesit.

“Në 34 vite Shqipëria ishte ndarë në 2 koka, 1.5 shqiptarë janë në diasporë.
PD ka një web diasporavoton, që gjendet në faqen e PD, sqarohet procedura si dhe shpaloset programi i kësaj partie.
Ajo që është themelore në këtë qeverisje është mungesa e transparencës.
Ka ndodhur diçka e ndaluar, një pjesë e ambasadorëve kanë marrë pjesë në takimet e zotit Rama jashtë vendit me diasporë, gjë që është e ndaluar.

Dokumentacioni që kërkohet është përtej personales. Nëse qeveria nuk kishte aftësinë të ruante të dhënat personale të shqiptarëve. A do të jetë në gjendje të ruajnë të dhënat e diasporës. Kërkohet një ID e vlefshme apo një pasaportë biometrike të cilën ata që kanë ikur në mënyrë ilegale nuk e kanë.
Ndaj bëjmë thirrje që sa më shumë të jetë e mundur shqiptarët të regjistrohen”, u shpreh ajo.