AKTUALITET, 18 Prill 2026, 22:04

Vorë/ Balla: Turizmi po sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit

Vorë/ Balla: Turizmi po sjell përfitime konkrete për

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Vorë, Blerim Shera, zhvilluan një takim me banorët e Marikaj, ku u diskutuan nga afër problemet dhe prioritetet e zonës.

Në fjalën e tij, Balla tha se pushteti vendor e ka të vështirë që të përballojë i vetëm investimet infrastrukturore dhe problematika të tjera të zonës. “Me buxhetin që ka, bashkia Vorë nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet. Vetëm ndërhyrjet në rrugët dytësore do të kërkonin të gjithë fondin vjetor të investimeve,” tha Balla, duke shtuar se mbështetja e qeverisë mbetet vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

“Bashkisë Vorë nuk i ka munguar mbështetja, por ne do të punojmë që kjo mbështetje të jetë edhe më e madhe”, tha Balla.

Gjatë bashkëbisedimit vëmendje iu kushtua edhe potencialit për zhvillimin e agroturizmit në Marikaj. “Kjo zonë ka shumë mundësi zhvillimi. Marikaj është një kodër më vete dhe mund të kthehet në një pikë të rëndësishme për agroturizmin, pasi turizmi po sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit”, tha Balla.

Në fjalën e tij Balla ngriti shqetësimin për punonjësit e administratës publike, duke e cilësuar atë si një nga sfidat kryesore. “Problemi ynë nuk janë kundërshtarët politikë, por punonjësit e administratës që nuk u japin përgjigje qytetarëve,” deklaroi Balla.

Balla u bëri thirrje banorëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi. “Vetëm duke i identifikuar me emra ata që nuk bëjnë detyrën, mund ta pastrojmë administratën”, tha Balla.

Vorë/ Balla: Turizmi po sjell përfitime konkrete përVorë/ Balla: Turizmi po sjell përfitime konkrete përVorë/ Balla: Turizmi po sjell përfitime konkrete për