AKTUALITET, 8 Tetor 2024, 21:33

Vokshi për protestën e opozitës: Ishte revoltë qytetare. Molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën

Vokshi për protestën e opozitës: Ishte revoltë qytetare.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, është shprehur se protesta e një dite më parë e opozitës, ishte revoltë qytetare.

E ftuar në emisonin ‘Open’ në News24, ajo u shpreh se molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën.

“Ministri i Brendshëm tha se është ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe Partisë Socialiste. Pra kemi një parti-shtet.

Ai qytetari që u plagos, z. Emiri u dëmtua nga molotovi që hodhi policia në drejtim të qytetarëve. Ne pa u afruar te Parlamenti u hodh gaz, pa pasur asnjë shkak.

Ne u sulmuam me gaz, ndërsa po afroheshim te Parlamenti. Policia ka hedhur gaz në mënyrë jo proporcionale. Nuk pati asnjë akt dhune, molotovët u hodhën në dyert e blinduara të Kryeministrisë, çfarë ndodhi? Pati dëme? Asnjë dëm.

Molotovi ishte më e pakta që mund të ndodhte ndaj atyre që ka grisur dhe shkelur Kushtetutën. Policia mbrojti një foto të Edi Ramës që po digjej, ndërkohë që nuk mbronte qytetarët”, tha Vokshi.