AKTUALITET, 9 Shkurt 2024, 10:49

Vodhi me armë dyqanin e celularëve, policia nxjerr foton e grabitësit dhe ofron shpërblim për kapjen e tij

Vodhi me armë dyqanin e celularëve, policia nxjerr foton e

Një dyqan celularësh është grabitur në Tiranë, ndërsa autori ka qenë i maskuar dhe dyshohet se edhe ka pasur armë më vete.

"Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar. 

Vodhi me armë dyqanin e celularëve, policia nxjerr foton e

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi"-njoftoi policia.