AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 17:31

"Vjedhje me të dyja duart!"/ Reagime të ashpra pas pamjeve të deputetit të PS-së duke votuar dy herë (VIDEO)

"Vjedhje me të dyja duart!"/ Reagime të ashpra pas pamjeve
Baftjar Zeqaj, duke votuar dy herë

Deputeti i PS-së, Baftjar Zeqaj, ka votuar sot në seancë edhe për kolegen e tij. Ai është parë teksa ka vendosur dorën në pajisjen elektronike, në një kohë kur kolegia e tij, Tatiana Piro mungonte.

Pamjet sollën reagime të ashpra nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, reagoi duke u shprehur se kjo është vjedhje me të dyja duart. Ai  shtoi se qeveritarët i janë turrur Shqipërisë për të vjedhur gjithçka që ju del para dhe se se votimi i sotëm në Parlament është i pavlefshëm.

Reagimet

"I janë turrur Shqipërisë duke marrë gjithçka që ju del para! Votimi për një deputet tjetër, vjedhja dhe falsifikimi në mes të parlamentit tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës dhe të gllabërimit pa pasur asnjë frikë nga ligji dhe as nga publiku!"-shkroi Salinji.

Ndërsa deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se nga 66 deputetë prezent në sallën e Kuvendit, dolën 73 vota pro projektligjeve.

“Nga 66 deputet prezent nga mazhoranca u prodhuan 73 vota pro projektligjeve! Sic shihet votojne per kolegun, duke konsumuar haptazi shkelje te ligjit, duke fallsifikuar rezultatin dhe duke kthyer vendimarrjen ne ilegjitime.

Urdheri per te mbyllur me shpejtesi kuvendin ku kerkohej nga opozita mocion me debat me Edi Ramen i vuri ne pozitat e ushtareve te paligjshem.”, shkroi  Zhupa.