AKTUALITET, 25 Janar 2023, 13:04

Vjedhja e banesës së zyrtares, lihet në burg pastruesja/ Merret vendimi edhe për djalin e saj

Vjedhja e banesës së zyrtares, lihet në burg pastruesja/ Merret

Apeli i Tiranës ka lënë pas hekurave Rozeta Dobin, 49-vjeçaren që grabiti banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi ku ishte e punësuar si pastruese.

Bëhet me dije se është lënë në burg nga Apeli i Tiranës edhe i biri Havier Dobi.

Dobi ishte i pranishëm në seancë bashkë me të ëmën Rozeta Dobi.

Nënë e bir akuzohen për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.

Burime bëjnë me dije se Rozeta nuk ka patur kërkesë sikurse i biri.

Havier Dobi kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, e cila e la në arrest me burg.

Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se ajo është përgjegjëse për vjedhjen, duke u përpjekur të lehtësojë pozitat e të birit.