TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në qyetin e Pogradecit kanë nisur homazhet për Enea Mekolli, efektivin 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e të shummë kërkuarit Vi0land Braçellari në Lozhan të Maliqit një ditë më parë. Homazhet do të mbahen duke filluar që prej orës 10:00 e deri në orën 12:00, ndërsa trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut do të prehet në varrezat e vendlindjes së tij, në fshatin Balacë.
Famijlarë, miq, kolegë e të afërm mes lotësh e dhimbjeje, kanë vendosur që i ndjeri të prehet në vendlindjen e tij pavarësisht se statusi “Dëshmor i Atdheut” parashikon që varrimi të kryhet në Varrezat e Dëshmoorëve.
Kjo kërkesë e familjaëve vjen pasi kujtojmë se siç raportuam edhe më parë ata kanë humbur edhe një tjetër djalë, po ashtu efektiv policie, prej leuçemisë, e për këtë ata duan që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli
Vetëm gjashtë muaj pas humbjes së djalit të parë, familja Mekolli është përballur me një tjetër tragjedi të rëndë.
Enea Mekolli, efektiv i forcave “Shqiponja”, mbeti i vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar më 4 qershor në fshatin Lozhan.
Familja Mekolli kishte humbur edhe djalin tjetër vetëm gjashtë muaj më parë, pas një sëmundjeje të rëndë.
Gjatë muajve të fundit janë organizuar katër operacione nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me mbështetjen e forcave speciale dhe RENEA-s, për kapjen e Violand Braçellarit. Megjithatë, i dyshuari kishte arritur t’u shmangej aksioneve policore, duke u larguar pak para mbërritjes së efektivëve.
Ndërkohë, efektivi i plagosur gjatë operacionit, Edison Adri, ndodhet në gjendje stabël dhe pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.
Homazhet në nder të Enea Mekollit do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00.
Ai do të prehet në vendin e lindjes. Edhe pse u shpall “Dëshmor Atdheu” dhe protokolli parashikon që të prehet në varrezat në Tiranë, ishte dëshira e familjes që djali i tyre të varrosej pranë vëllait.
Enea Mekolli 34 vjeç, efektiv i forcave ‘Shqiponja’, humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen 43-vjeçarit Violand Braçelllari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg per prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Nga ngjarja e rëndë mbeti i plagosur edhe kolegu i tij, efektivi Edison Adri, 36 vjeç.
Autori i krimit fshihej në një stan dhe forcat e policisë shkuan për ta arrestuar pasi kishin rënë në gjurmët e tij. 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar, por përkundrazi hapi zjarr në drejtim të efektivëve duke i marrë jeten Mekollit, baba i një fëmije të mitur e duke plagosur rëndë Edison Adrin.
Historia nisi mbrëmjen e 3 qershorit kur në Komisariatin e Policisë Maliq u paraqit Aleksandër Kola, 32 vjeç, i cili tregoi se ishte kanosur dhe goditur me qytën e një arme automatike nga Violand Braçellari.
Pas informacioneve se Braçellari fshihej në zonën e Malit të Bodesës, në fshatin Lozhan bashkë me nënën, policia organizoi operacionin për kapjen e tij. Në aksion ishin vetëm 6 policë të forcave shqiponjave, edhe pse Braçellari i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s e të policisë së Korçës.
Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, forcat e policisë rrethuan banesën pranë stallave ku dyshohej se qëndronte personi në kërkim. Ky i fundit refuzoi të dorëzohej, duke qëlluar me breshëri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua. Braçellari mori tre plumba.
Një vit më parë, autori mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.
Sipas dosjes gjyqësore, në shtator të vitit 2015 policia zbuloi prova që lidhnin Braçellarin me kultivimin, tharjen dhe transportimin e cannabisit.
Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.
