TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur shqetësimin e infrastrukturës në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se në 8 vite bashkia nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë.
Blushi ka publikuar disa pamje nga rruga “Vjosa” që siç thotë ai me nota ironike “Vjosa” ka ardhur në mes të Tiranës”.
Postimi i Tedi Blushit
“VJOSA” KA ARDHUR NË MES TË TIRANËS!
PREMTIMET E ERION VELIAJ I MORI LUMI!
Sonte në mbrëmje në Rrugën “Vjosa” tek Njësia Bashkiake Nr.9, vetëm 7 minuta në këmbë nga Sheshi “Skënderbej”.
Siç e ka emrin rruga, po ashtu është edhe gjendja e saj. Më mirë mund të përkufizohet si lumë dhe jo si rrugë. Prej tetë vitesh zero investim në infrastrukturë nga Bashkia e Tiranës.
Premtimet e Veliaj për rrugë të asfaltuar i mori lumi. Banorët duhet të përdorin kanoet për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Ndaj më 14 Maj qytetarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës! #NdryshimMeCdoCmim