TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video e rrallë e publikuar në internet tregon sesi dukeshin tre dekada më parë disa nga njerëzit që u përfshinë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit '90. Janë disa nga figurat më të njohura të politikës dhe ekranit më gjerë, që pavarësisht ngjashmërive karakteristike, sot duken krejt ndryshe.
Në këtë video, në kemi mundur të shquajmë profesorin dhe gazetarin Arben Muka, me bllok dhe laps në dorë, ish-kryeministrin Sali Berisha, politikanin e ndjerë Gramoz Pashko, aktorin e madh të skenës shqiptare Mevlan Shanaj.
Po ashtu, gjashtë bashkëbisedimit të tyre në një sallë të madhe, shihet edhe politikani socialist Musa Ulqini, kryeredaktori i gazetës së kohës "Zëri i Rinisë", Remzi Lani, analisti dhe publicisti Preç Zogaj, Besnik Mustafaj dhe shumë figura të tjera të Lëvizjes Studentore Dhjetori '90.
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës, duke marshuar nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Radhët u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona.
Më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike. Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga takimi, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.