AKTUALITET, 14 Janar 2025, 22:36

VIDEO/ Rindërtohet skena, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në Fier-Vlorë. Pista kryesore për vrasjen e bujshme

VIDEO/ Rindërtohet skena, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në

Euronews Albania rindërton skenën e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock.

Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.