TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare në Japoni nga homologia, Sanae Takaichi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin aziatik.
Ceremonia e pritjes u zhvillua sipas protokollit shtetëror japonez, ndërsa pas këndimit të dy himneve, Rama dhe u Takaichi u prezantuan me delegacionet përkatëse.
Pas shtrëngimit të duarve, të dy delegacionet u ulën përballë.
"E mirëpres me zemër vizitën e kryeministrit Rama sot. Jam shumë e lumtur t’ju takoj sot për herë të parë. Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbahskëta. Jemi të kënaqëura që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme" tha kryeministrja japoneze
Më herët Rama zhvilloi takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.