AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 19:59

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg!”, protestuesit thirrje kundër klasës politike

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg!”, protestuesit

Ka nisur zyrtarisht protesta e 27-të që po mbahet para Kryeministrisë, ndërkohë që qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Siç shihet nga pamjet, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike gjatë marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa nga thirrjet që turma e protestuesve lëshoi teksa marshonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Po ashtu, qytetarët kanë përsëritur edhe thirrje të tjera kundër kryeministrit, duke thënë: “Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen!”

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të protestës.