AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 09:36

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga festivali ‘Bread & Heart’: Tirana mikpriti yje të arkitekturës botërore e vendase për të dytin vit radhazi

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga festivali ‘Bread & Heart’: Tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë nga festivali ndërkombëtar i zhvilluar dje në Tiranë, Bread & Heart, ku për 2-in vit radhazi u mblodhën qindra talente të arkitekturës botërore e lokale.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë fjalës së mbajtur dje, Rama vlerësoi rolin e zhvilluesve dhe investitorëve në afrimin e emrave më të rëndësishëm të arkitekturës ndërkombëtare në vend, duke nënvizuar rëndësinë e harmonizimit të zhvillimit urban me natyrën dhe hapësirat publike.