TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga protesta e zhvilluar një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në videon e publikuar, krahas protestës së qytetarëve, shihen edhe një grup të rinjsh duke luajtur basketboll në një fushë pranë zonës së tubimit.
Rama e ka shoqëruar publikimin me një mesazh ku e cilëson këtë si një pasqyrë të jetës urbane në kryeqytet dhe të lirive të qytetarëve. Sipas tij, kjo është pamja europiane e Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan kryeministri.