TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku komentoi debatin e krijuar pas protestës dhe mënyrën se si, sipas tij, zhvillohet komunikimi në platformat online.
Rama shkroi se është përballur me atë që e cilësoi si "vulgaritet", ndërsa bëri një ndarje mes qytetarëve që, sipas tij, besojnë sinqerisht te protesta dhe profileve që përdorin gjuhë fyese në rrjetet sociale.
Kryeministri shprehet se komentet e shumta nga profile false do të tregojnë edhe një herë ekzistencën e një mekanizmi manipulimi në hapësirën digjitale.
Ai shton se algoritmi, sipas tij, është përdorur në funksion të përhapjes së përmbajtjeve negative.
Rama shkruan se do të publikohen prova dhe fakte për grupet që, sipas tij, qëndrojnë pas këtij manipulimi digjital, duke përmendur edhe përfshirjen e grupeve të huaja në këtë proces.