AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 22:26

VIDEO/ Përplasje mes komisionerëve të LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatët deputetë

VIDEO/ Përplasje mes komisionerëve të LVV-së dhe

Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në Qendrën e Numërimit të Votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë mes komisionerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-s Lidhja Demokratike e Kosovës. Menjëherë pas incidentit të ndodhur është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Siç shihet edhe në pamje përplasja fillimisht nisi verbale, ndërsa në një moment komisionerët u shtynë mes njëri tjetrit. Por më pas ndërhyri policia për të qetësuar palët. 

Gjithashtu bëhet e ditur se përplasja verbale nisi për një votë, ku komisionerët e VV-së kërkuan që ajo të mos numërohej si e rregullt, ndërsa ata të LDK-së kërkuan që ajoj të llogaritej si e rregullt. Pamjet e publikuara nga Klan Kosova mund t’i shihni më poshtë: