AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 09:16

VIDEO/ Përfundon rruga e Darëzezës, Rama ndan pamjet: Tashmë në shërbim të banorëve e vizitorëve

VIDEO/ Përfundon rruga e Darëzezës, Rama ndan pamjet: Tashmë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi për rrugën e Darëzezës në Fier ka përfunduar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se tashmë, rruga është në shërbim të banorëve e vizitorëve

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e Darëzezës, tashmë të përfunduar dhe në shërbim të banorëve e vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.