AKTUALITET, 1 Korrik 2026, 12:08

VIDEO/ Nisi sot shpërndarja e bonusit, Braçe mes pensionistëve: Disave nuk u japin 50 mijë lekëshin, ju thonë keni ende fuqi për punë. Ore pse paguajmë ne?!

VIDEO/ Nisi sot shpërndarja e bonusit, Braçe mes pensionistëve:

Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën këtë të mërkurë në filialin e Postës Shqiptare te lagja 1 Maj në Tiranë, ku ka parë nga afër shpërndarjen e bonusit të verës për të gjithë pensionistët, sipas udhëzimit të qeverisë.

"Tani nje gje qe me habiti ketu brenda; Pensionistet qe per shkak se jane te shendetshem, moshe ende aktive dhe plotesojne te ardhurat duke qene ne nje pune, nuk po marrin bonus prej 5.000 lekesh", shkruan deputeti socialist.

Erion Braçe thotë se është e absurd fakti që qytetarët paguajnë taksa që ato më pas të përkthehen në pensione më të larta dhe bonus për të moshuarit, por për shkak të burokracive, disa prej tyre përjashtohen.

Sipas tij, fakti që disa nga pensionistët janë në marrëdhënie pune, është zgjedhja e tyre, sepse për shumë arsye kanë zgjedhur të punojnë ekstra edhe përse janë në pension, për të përballuar jetesën.

"Ju thuhej qe jeni ne marredhenie pune. Ej, ata jane ne marredhenie pune si zgjedhje e tyre. Marredhenia me ISSH DHE SHTETIN eshte krejt tjeter; nese ISSH jep bonus per pension edhe keta duhet ta marrin se pensioniste jane! Ky perjashtim eshte i padrejte", përmbyllet reagimi.