TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish presidenti, Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta, që ndërroi jetë ditën e djeshme.
Meta doli nga qelia në burgun 313 mëngjesin e sotëm, ndërsa transporti i tij është kryer nën masa sigurie.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.
Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.