TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, është përfshirë në një moment të sikletshëm në sallën e Kuvendit.
Ai ishte ulur në vendin e kryeministrit Edi Rama, për të folur me zv.kryeministren Albana Koçiu, por menjëherë, një përfaqësuese e Kuvendit i ka thënë që duhet të largohet prej aty.
Punonjësja e Administratës së Kuvendit, i kërkoi Hoxhës të ngrihej, pasi sipas rregullave të protokollit, në atë vend lejohet të ulet vetëm kryeministri Edi Rama.
Hoxha u çua dhe më pas ishte Koçiu që shkoi pranë vendit të tij për të biseduar.
