AKTUALITET, 18 Maj 2026, 13:07

VIDEO/ Mblodhi mbi 400 mijë dollarë për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai, TikTok-eri, Aleks Visha: Thonë se jam kriminel

VIDEO/ Mblodhi mbi 400 mijë dollarë për vajzën me

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Tik Tok-eri Aleks Visha, është arrestuar në Dubai pas një fushate të nisur në GoFoundMe. Bëhet fjalë për një GoFound, ku mësohet se u mblodhën 450 mijë dollarë, për një vajzë që po lufton me leuçeminë.

Ka qenë vetë Visha, ai i cili ka publikuar pamjet dhe ka njoftuar arrestimin e tij, ndërsa nuk dha më shumë detaje. 

Në videon e shpërndarë në rrjete, lexohet mbishkrimi: "Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?"

Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet, ndërsa detajet mbi arrestimin mbeten ende të paqarta, duke përfshirë edhe dyshimet nëse ngjarja ka lidhje me fushatën GoFundMe.

Në mbishkrimin e videos ai ka shkruar: “Pas një GoFundi ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg pse? Dhe deportim nga Dubai, pas një telefonate që thonë se unë jam kriminl”