AKTUALITET, 8 Qershor 2026, 09:14

VIDEO/ Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere nga UNESCO, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike dhe kujdesit për këtë pasuri shqiptare

VIDEO/ Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere nga UNESCO, Rama:

Liqeni i Shkodrës është shpallur nga UNESCO Rezervë Biosfere ndërkufitare, duke u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky status vlerëson rëndësinë e veçantë ekologjike dhe natyrore të një prej pasurive më të mëdha të rajonit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga liqeni i Shkodrës ku e cilësoi këtë si një lajm të bukur për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj natyrore, duke theksuar se përfshirja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin e UNESCO-s është rezultat i punës diplomatike dhe i kujdesit për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.

“Me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Statusi i ri pritet të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes së ekosistemit të liqenit, si dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.