TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi dy të rinjtë që hynë për të vjedhur nuk e prisnin reagimin e menjëhershëm të pronarit shqiptar, duke e thirrur 'Hajde ketu".
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në zonën e Vardarit. Sipas videos së publikuar nga media greke voria.gr, dy të rinj, me fytyrat të mbuluara dhe me kapuç në kokë, hynë në minimarket me qëllim grabitjen.
Situata mori një kthesë të papritur, pasi pronari shqiptar reagoi menjëherë. Duke i sharë në shqip dhe me një shkop në dorë, ai i ndoqi autorët, të cilët u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të merrnin asgjë.