AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 20:32

VIDEO/ “Flamingot” e Nartës pushtojnë Bulevardin, “fluturojnë” mbi kokat e protestuesve para Kryeministrisë

VIDEO/ “Flamingot” e Nartës pushtojnë Bulevardin,

Flamingot, shpendi magjepsës që është kthyer në Shqipëri prej pak vitesh pas dekadash mungese, janë shndërruar në simbol të protestës së qytetarëve kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit dhe lagunës së Nartës.

Protestuesit kanë mbajtur në dorë pankarta me flamingo përpara Kryeministrisë, duke i kujtuar qeverisë se investimi i miratuar rrezikon të ndikojë në këto specie të rralla dhe të veçanta, që i japin ngjyra natyrës.

Me këto pankarta në duar, protestuesit kanë parakaluar përgjatë Bulevardit.