AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 13:09

VIDEO/ “Ec or dreq andej boll bërtite”, Braçe acarohet nga zëri i Albana Vokshit dhe “mësyn” në Komisionin e Sterilizimit

VIDEO/ “Ec or dreq andej boll bërtite”, Braçe acarohet

Debatet e ashpra me tone të larta mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës nuk kanë të përfunduar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Nga të bërtiturat e Vokshit është shqetësuar dhe deputeti i PS Erion Braçe që punon në zyrën ngjitur.

Ai është futur brenda në komision duke iu drejtuar kryetares së komisionit të ulë zërin pasi në zyrën ngjitur po zhvillohen mbledhje.

“Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje", tha Braçe.

Reagimi tij ka ardhur 2 orë pas tensioneve të vazhdueshme mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës. Vokshi ka kërkuar që dëshmitari të dalë jashtë, pasi nuk pranon zhvillimin e mbledhjes sepse seanca fillimisht nisi pa prezencën e saj. Madje Vokshi në tension e sipër ka hedhur disa herë mikrofonat në tokë, duke ndërprerë fjalën e të pranishmëve.

Në mbledhje nuk ka munguar edhe ironia, ku deputeti Ilir Metaj ka kërkuar që Vokshit t’i jepej ndihmë mjekësore.