TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjare tepër shqetësuese, e rëndë dhe çnjerëzore është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në në Kavajë, në zonën e Unazës ku një qen është parë duke u tërhequr zvarrë pas një automjeti.
Videoja shqetësuese është publikuar nga JOQ dhe në të duket se kafsha e pambrojtur është lidhur pas mjetit dhe po tërhiqej zvarrë në asfalt duke pësuar dëmtime të rënda. Kanë qenë qytatarët e pranishëm ata të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar drejuesin e mjetit dhe liruar qenin. Nga video dallohet që traga që mbart automjeti pas të cilit ishte lidhur dhe po keqtrajtohej qeni, është AB 959 TI.
Qeni fatmirësisht është liruar, por vijon të jetë në shok dhe i traumatizuar pas ngjarjes, ende nuk ka informacion nëse ka marrë ndihmën e posaçme veterinare, teksa qytetarët e pranishëm kanë bërë apel që qeni të stehoet apo adoptohet diku.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë, pasi në Shqipëri shumë shpesh janë regjistruar episode të ngjashme kundrejt kafshëve, ku ata janë keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore.
View this post on Instagram