TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila është abuzuar seksualisht prej gati 1 viti nga S.GJ, i cili u paraqit ditën e sotme para në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë.
38-vjeçari u zbulua nga fotot dhe videot intime të vajzës së mitur të cilat u gjetën në celularin e tij.
Menjëherë e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj ku ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Raportohet se 38-vjeçari kishte lidhje miqësore me nënën e të miturës, e cila ishte invalide.
Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës.