AKTUALITET, 6 Dhjetor 2024, 20:38

VIDEO/ Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa lë "Harabelin" pas 8 orësh kontroll të SPAK përmes BKH

VIDEO/ Bashkëshortja e Veliajt,  Ajola Xoxa lë "Harabelin"

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka dalë gjatë orëve të vona të pasdites së sotme nga ambientet e galerisë "Harabel", pas 8 orësh kontroll të BKH-së.

Në videon e mëposhtme, shihet automjeti i saj i cili del nga ambientet e parkimit pranë galerisë.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.

Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.