AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 13:13

VIDEO/ Automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS kthehen në ‘tabelë qitje”, protestuesit i godasin me vezë e bidona uji! 'Shpëtojnë' ata të PD

VIDEO/ Automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS kthehen në

Protesta e zhvilluar sot paralelisht me seancën plenare para Kuvendit nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua në momentin kur ministrat dhe zyrtarët e mazhorancës filluan të largoheshin me automjetet e tyre.

Forcat e policisë ndërhynë për të krijuar korridor sigurie dhe për t’u hapur rrugë automjeteve zyrtare, çka solli përplasje dhe shtyrje me protestuesit.

Në shenjë kundërshtimi, protesuteist qëlluan me vezë dhe binda uji drejt automjeteve që dilnin nga ambientet e Parlamentit, duke u bërë si “tabela qitje”, ndëra kanë 'shpëtuar' automjetet e deputeteve te PD!

Ndërkohë gjatë gjithë kohës protestuesit dhe qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.