AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 20:48

Vetëtima zbardh qiellin mbi Tiranë, shihni pamjet nga Bulevardi

Vetëtima zbardh qiellin mbi Tiranë, shihni pamjet nga Bulevardi

Një moment që për shumë do të lexohej si shenjë nga lart, por në fakt një fenomen i zakonshëm natyror, i cili i dha një tjetër pamje protestës së shtrirë në Bulevard.

Teksa protestuesit lëshonin thirrje kundër qeverisë dhe për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, por jo vetëm, një vetëtimë ka zbardhur qiellin duke ndriçuar edhe bulevardin e mbushur me protestues.

Me gjithë reshjet intensive të shiut për disa minuta, qytetarët vijuan protestën dhe thirrjet nga Bulevardi para Kryeministrisë.