TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi, ka reaguar lidhur me protestat masive në Tiranë që për dy javë më radhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai ka kritikuar kryeministrin Rama që, sipas tij, nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe të rinisë, duke theksuar se në histori shpesh ka ndodhur që një individ i vetëm të mbajë peng aspiratat e një populli të tërë.
“Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim. Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur? Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë”, shkruan Ikonomi në një postimi në Facebook.
Ai shprehet se po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe se ndihet sikur është i pranishëm mes protestuesve. Gazetari për shumë vite i Zërit të Amerikës shprehu admirimin për mënyrën se si të rinjtë po organizohen dhe po komunikojnë mesazhet e tyre përmes memeve, videove dhe artikulimeve që i cilësoi inteligjente.
Postimi
Po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe më duket sikur jam aty.
Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente.
Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të
mrekullueshme që disa po e shkatërrojnë pa mëshirë. Për një jetë me dinjitet.
Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim.
Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur?
Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë.