TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm Redion Hysën, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, krim i ndodhur në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.
Rasti u investigua nga emisioni “Në shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala. Gjykata konstatoi se kishte mungesë provash ndaj të pandehurit.
Vrasja dyshohet se u krye nga Brilant Martinaj, që më vonë u ekzekutua te mbikalimi i Fushë-Krujës në korrik të vitit 2022.
Brilanti ishte kushëriri i ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj, i zhdukur prej katër vitesh pa gjurmë, prej 8 gushtit 2022 dhe fati i të cilit nuk dihet.