TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 6 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor “Grupi”.
Masa ‘arrest me burg është caktuar edhe për Turi Aligjonin, i dyshuar për plagosjen e Kevi Lazajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur më 7 qershor, pranë rrethrrotullimit të lagjes “24 Maji”.
Seanca gjyqësore u zhvillua dhe u drejtua nga gjyqtarja Renata Koçaqi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Në këtë mënyrë, Gjykata la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar se kushtet ligjore për këtë masë sigurie janë të plotësuara.
Kur u godit grupi kriminal
Policia goditi grupin kriminal më 9 qershor në fshatin Vranisht të Vlorës. 6 prej tyre u arrestuan, teksa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata lëviznin me automjete të blinduar, dhe gjithmonë të armatosur, edhe kur dilnin në lokale
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete, 2 prej tyre me targa të huaja dhe një, i blinduar.
Anëtarët e grupit kriminal që u lanë në burg
Aleksandër Dula 51 vjeç
Dritan Çelaj, 48 vjeç
Florian Shala alias Florian Alliaj 52 vjeç
Miço Beqaraj, 35 vjeç
Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj 50 vjeç
Turi Aligjoni, 55 vjeç