AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 11:39

Gjykata i lë në burg/ Rrahën Çakrin brenda kafazit të GJKKO, Burgjet fusin në izolim 3 vëllezërit Bushgjokaj! U rrëzohet kërkesa për lirim nga qelia

Gjykata i lë në burg/ Rrahën Çakrin brenda kafazit të

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur në izolim për 3 muaj, 3 vëllezërit Bushgjokaj pas përplasjes fizike brenda në kafazin e GJKKO-së me të pandehurin tjetër Petrit Çakri.

Të katërt akuzohen për rrëmbimin dhe më pas hedhjen në lumë të Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat, ndërsa gjatë seancës të zhvilluar sot në GJKKO për zëvendësim mase ata kanë pretenduar se Çakrri i ka provokuar.

Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa 3 vëllezërit i kërkuan ndjesë prokurorisë dhe gjykatës. Ndërkohë, me vendim të GJKKO-së u rrëzua edhe kërkesa e tyre për zëvendësim të masës arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit arrest në burg në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri.

Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri. Por sërish ata kanë insistuar që i dyshuari i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre.

Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të 2025.