TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku ishin të përfshirë ish-kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku.
Besnik Simoni u dënua me 6 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.
Ndërsa, Altin Marku, i cili qëlloi me armë ndaj Simonit, u dënua me 20 vite burg për “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.
Ngjarja ndodhi kur Marku qëlloi ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke përfunduar të dy të plagosur.
Prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, kishte kërkuar një dënim maksimal prej 40 vitesh burg për dy të pandehurit, por trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska, e shpalli vendimin me një dënim total prej 26 vite e 6 muaj burg.