AKTUALITET, 4 Maj 2026, 22:54

Vendimi për “paraburgimin” i GJL, Abilekaj: Fatmir Xhafaj e bëri për të mbrojtur politikanët nga arrestimi

Vendimi për “paraburgimin” i GJL, Abilekaj: Fatmir Xhafaj e

Analisti Enton Abilekaj u shpreh i revoltuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për vendimin unifikues së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për masën e “arrestit me burg”, duke e quajtur atë të porositur nga qeveria për të mos arrestuar zyrtarët e lartë.

“Gjykata e Lartë e mori Bekteshin e shkretë dhe e shpluhrosi që të nxirrte një ligj për të pambrojturit si Bekteshi, se shokëve të Fatmir Xhafës u vinte  keq.

Ky është qartësisht neni 103 i Kodit të Procedurës Penale të cilin BE nuk e la Edi Ramën ta ndryshojë e shndërroi në vendim unifikues të Gjykatës së Lartë.

Që ata që janë me mbrojtje politike nuk do të jenë me burg më. I takon prokurorit ta vendosë. Gjykata thotë vendos në bazë të personalitetit të personit.

Personaliteti i personit është se nëse ai është kryetari Gjykatës Lartë, Gjykatës Kushtetuese, kryeministrit, ministër, zëvendëskryeministër, kryetar bashkie se këta janë personalitete nuk mund të shkojë në burg.

Pra është neni 103 që i përjashtoi këta nga burgu, i fshehur si vendimin unifikues i Gjykatës së Lartë dhe këtë e bën njeriu i Fatmir Xhafës në drejtësi.

Rastësi është kjo? Edi Rama e bën, Fatmir Xhafa vazhdon punën, vendimi unifikues merret, ju më thoni do të dalin të pambrojturit”- tha Abilekaj.