AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 21:56

Vëllai vrau vëllanë me mjet prerës në Kavajë, zbulohet identiteti i viktimës

Vëllai vrau vëllanë me mjet prerës në Kavajë,

Një ngjare e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Kavajës, ku vëllai ka vrarë më thikë të vëllanë.

Bëhet me dije se viktima është Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është Muhamet Rreshka, 76 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.