AKTUALITET, 30 Janar 2023, 19:31

Vëllai 23-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik në New York: Bashkëshorti i saj kishte filluar të pinte pasi humbi babanë

Vëllai 23-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik në
Viktima Adriana Sylmetaj dhe vendi pas aksidentit

Vëllai i Adriana Sylmetajt, 23-vjeçares e cila ndërroi jetë nga një aksident tragjik dy ditë më parë në New York, pasi bashkëshorti i saj po drejtonte makinë në gjendje të dehur, ka treguar për mediat e huaja, se ajo mezi po priste që të bëhej nënë.

‘Ajo ishte e emocionuar kur mësoi se do bëhej nënë. Ishte diçka e re. Mezi priste të lindte fëmijën’, tha vëllai i saj Al Sylmetaj për Daily News.

'Po mendonin për emrat, por nuk kishin vendosur ende. Po ashtu po mendonin të bënin një festë për pritjen e ëmbël të fëmijës', shtoi ai.

Vëllai i 23-vjeçares është shprehur se që në fillim nuk ka pasur besim te i dashuri i motrës, pasi kohët kishte filluar që të pinte shpesh, si pasojë edhe e dhimbjes pasi kishte humbur babanë.

'E kisha këtë ndjenjë që rezultati do të ishte në këtë mënyrë. Gjithmonë kur e prezantonte veten dukej sikur ishte nën ndikimin e alkoolit, jo për faktin që dukej i pakontrollueshëm, por nga mënyra si fliste. Gjithmonë pyeste nëse do të shkoja të pija diçka me të. Sapo kalova ditëlindjen dhe ai më ftoi që të pija me të, por nuk pranova', u shpreh vëllai.

Sylmetaj punonte si teknike veterinere, por së fundmi kishte marrë lejen e lindjes.

 'Ishte perfekte. Nuk mund të thuash gjë tjetër. Është mënyra më e keqe që ajo të vdiste. Nuk e meritonte as ajo dhe as fëmija. Nuk mund të them asgjë që mund ta rregullojë apo ndryshojë çfarë ka ndodhur', u shpreh një mikeshë e saj.

Al Sylmetaj tha se motra ua kishte prezantuar të dashurin të afërmve dy vite më parë.

“E donte jetën, ishte gjithmonë e lumtur. E gjithë familja po priste fëmijën. Dy fëmijët e mi, kam një 5 vjeç dhe tjetrin 6 vjeç dhe një tjetrën që do të vinte vërdallë, kjo ishte ajo që po prisnin të gjithë”, tha ai.

Vëllai tregoi se tashmë po përpiqen të kuptojnë dinamikën e aksidentit.

“Është e vështirë. Nuk mund ta besoj”, tha ai.

Sipas tij, i dashuri i motrës nuk ishte aq entuziast që do të bëhej baba.

“Nuk mendoj se ishte gati për të pasur fëmijë. Nuk ishte përgatitur për këtë gjë. Nuk do të bëhesh baba s’mund të shkosh t’i japësh mjetit i dehur. Duhet të mendosh pak”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se të gjithë familjarët kanë vënë re diçka për Nikeziç. Sipas tij ai tentonte t’i manipulonte ose t’i bënte ta pëlqenin.

“Kur ajo më thoshte se ishte e lumtur, se e donte, e besova fjalën e saj (motrës) dhe e pranova. E pyesja shpesh nëse ishte në rregull çdo gjë. Ndoshta nuk ishte diçka reciproke. Dukej sikur ajo e donte më shumë”, tha ai.