AKTUALITET, 30 Mars 2024, 17:27

Vdekja e alpinistes/ Ministri Peleshi nxjerr pamjet nga Jezerca: Po vijon operacioni për nxjerrjen e turistëve të tjerë

Vdekja e alpinistes/ Ministri Peleshi nxjerr pamjet nga Jezerca: Po vijon

Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetasja 43 vjeçare kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.