AKTUALITET, 2 Prill 2024, 11:36

Vasili kritika në Komisionin Hetimor për çështjet e shëndetësisë: Komedi, broçkulla!

Vasili kritika në Komisionin Hetimor për çështjet e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka qenë i ashpër në Komisionin Hetimor për çështjet e shëndetësisë.

Ai tha se komisioni nuk është në varësi të sekretarit. Ai i cilësoi këto pretendime nga PS si broçkulla dhe komedi.

“Ne do të vijojmë rendin e ditës, apo do të dorëzojmë komisionin te sekretari?! Në kuvend u miratuan anëtarët e komisionit dhe jo sekretari. Ai është lehtësues i disa proceseve. Raportin nuk do të përcaktojë sekretari. Ne nuk jemi komision i sekretarit.

Këto broçkulla mos na i thoni. Kjo është politikë! Ai mund të jetë në dy komisione. Ky është staf mbështetës i deputetëve. Ça ‘vdiq’ komisioni hetimor? Këto janë komedira!”, tha ai.