TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).
Vendimi për emërimin e Pjetrit në krye të ATP, u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku u bë dhe shkarkimi nga detyra i Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni.
Me vendimin e qeverisë, Pjetri do të drejtojë tashmë Agjencinë e Trajtimit të Pronave, institucion përgjegjës për trajtimin e proceseve që lidhen me njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave, sipas legjislacionit në fuqi.