TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga virusi Human Papiloma dhe përhapet lehtë në rrugë seksuale zë vendin e 5 nga të gjitha llojet e kancerave në vendin tonë. HPV është bërë pjesë e kalendarit si vaksinë e detyrueshme që aplikohet tek vajzat e moshës 13 vjeçare.
“Në Shqipëri në 2022 më në fund është futur vaksina ndaj HPV e cila aplikohet tek vajzat 13 vjeç… dhe më pas për shkak të kërkesave të larta kemi nisur me një fushatë që është më e zgjeruar për vajzat 14-20… U morën 10 mijë doza dhe janë aplikuar rreth 9200 doza, të gjitha tek vajzat. Në 2023 kemi mbi 75% e vaksinave të mbuluara, ndërsa në 2024 jemi ende duke bërë llogaritë….”, tha mjekja Amarilda Lushaj.
Ndërsa mjekja Amarilda Lushaj, thotë se aplikimi i HPV pranë Qendrave Shëndetësore po ndiqet mjaft me interes.
Jo vetëm tek vajzat, por, edhe tek djemtë thonë specialistët duhet të aplikohet vaksina e HPV, kjo sipas tyre nisur edhe nga interesi i lartë i vetë prindërve. Sipas të dhënave çdo vit në vendin tonë diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës 100 deri në 130 gra, raste të reja. Ndërsa, sipas OBSH në vitin 2022, më shumë se 660. 000 gra u diagnostikuan me kancer në mitër në të gjithë botën dhe rreth 350.000 gra humbën jetën nga kjo sëmundje.