AKTUALITET, 11 Janar 2025, 13:19

Vajza Argita u thirr në SPAK, kreu i PD Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Ka fshehur dënimin

Vajza Argita u thirr në SPAK, kreu i PD Berisha sulmon gjyqtaren Irena

Kryedemokrati Sali Berisha u ndal dhe në paraqitjen vajzës së tij në SPAK, në lidhje me hetimet e nisura pas deklaratës së saj se gjyqtarja Irena Gjoka mori një shumë prej 500 mijë euro nga një eksponent i Partisë Socialiste.

“Sa i takon thirrjes së vajzës sime dje në SPAK, për Irenën me pesë mbiemra, ishte gjëja më normale përpiqen të përdorin postet dhe detyrat për të mbrojtur një gjykatës delinkuente e dënuar. Por krimi i saj më i madh është se e ka fshehur dënimin.

Ajo duhet të kishte deklaruar në dokumentet e vetingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses, e cila e ka vendin në burg dhe jo në sallën e gjyqit”, tha Berisha.