TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmijët në këtë fillim viti. Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Rreth 11% e tyre sipas mjekëve kanë nevojë për trajtim në spital.
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njëjtat shenja, por disa prej tyre çojnë deri në prekje të mushkërive. Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët pasi mund të fsheh probleme serioze.
Bashkëqarkullimi i disa viruseve si gripi, covid, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të përballuar fluksin e pacientëve gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë presin urgjencat pediatrike në 24 orë në shtatë ditë të javës.